Google ADS

Universiteti i Hardvard feston 382 vjetorin e themelimit

11:49 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

I themeluar para gati afro 4 shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.

Universiteti i Harvardit njihet si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, e pikërisht sot, ky universitet shënon 382 vjetorin e themelimit.

 

I themeluar para gati afro 4 shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.

 

Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve. Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij universiteti.

 

Kurse në vitin 1879 u themelua edhe kolegji për vajza, që u quajt edhe si “Ankes i Harvardit”.

 

E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konisderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.

 

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoraturë. Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të Ivy Leauge.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme