Grupi i Kërkimeve dhe Zhvillimit të vaksinës në Universitetin Ege në Izmir të Turqisë, filloi në ambient laboratorik testimin e modelit të parë të antigjenit i cili është faza e parë në vaksinën e ADN-së vendase të zhvilluar me qëllimin e mbrojtjes nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Ky punim i emërtuar “Projektet e zhvillimit të vaksinës dhe ilaçit COVID-19” mbështetet dhe është përgatitur nën koordinimin e Qendrës së aplikimit për zhvillimin farmaceutik dhe kërkimet farmakokonetike (ARGEFAR) të Universitetit Ege dhe Instituti i inxhinierisë gjenetike dhe bioteknologjisë i lidhur me qendrën kërkimore TÜBİTAK Marmara.
Shkencëtarët turq brenda një jave përfunduan modelin e anigjenit të vaksinës e cila është faza e parë e punimeve.
Doç. Dr. Mert Döşkaya, lektor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Ege në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se që prej vitit 2007 e deri më tani ka merrë pjesë në punimet për zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë mbi 50 qendra kanë filluar punimet për vaksinën e koronavirusit, rikujtoi Döşkaya, i cili shtoi se “Faktikisht edhe punimet e kryera në Turqi janë në fazën e ngjashme, ku 5 prej tyre janë në fazën klinike, pra kanë filluar testimet e para njerëzore. Ndërsa të tjerat janë në testimet mbi kafshët”.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se struktura gjenetike e COVID-19 është ndryshe në krahasim me SARS dhe MERS, Döşkaya tha se për këtë arsye është rritur patogjeniteti i virusit i cili përcaktohet edhe si fuqia e prishjes së strukturës së qelizave.
“Ne me të vërtetë duam të zhvillojmë një vaksinë ADN vendase. Kemi përfunduar modelin e antigjenit vaksinor që është faza e parë e punës tonë. Ndërsa tani ne planifikojmë të përcaktojmë efektivitetin e vaksinave të ADN-së që do të krijojmë me këto pjesë gjenesh dhe t’i zbatojmë ato mbi modelin e kafshëve brenda 4 muajve. Ne synojmë të bëjmë punime klinike tek njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur me vaksinën e ADN-së të cilën e kemi përcaktuar se stimulon një reagim të fortë imunitar mbrojtës”, tha ai.
Drejtori i ARGEFAR, prof. dr. Ercüment Karasulu tha se qendra prej 27 vitesh kryen punime kërkimore për ilaçet.
Pasi rikujtoi se me rekomandimin e rektorit të Universitetit Ege, prof. dr. Necdet Budak, 2.5 vite më parë kanë formuar grupin për zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave, Karasulu tha se “Ne aplikuam në kuadër të ‘Projektit të qendrës së ekselencës 1004‘ të iniciuar nga TÜBİTAK për të zhvilluar hulumtime dhe shkencë. Punimet tona filluan në mënyrë të shpejtë për zhvillimin e vaksinës ADN të projektit tonë vendas”.
Budak vuri në dukje se universiteti i tyre ka një histori rrënjësore, shprehu besimin e tij se universiteti duke zhvilluar vaksinën e COVID-19 do të tregojë se është një prej qendrave më të rëndësishme shkencore në botë.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...