Dy universitetet prestigjioze në SHBA janë duke ndërmarr veprim ligjor kundër Qeverisë për rregullin e imigracionit, ku thuhet se ata do të detyrojnë studentët ndërkombëtarë të largohen nga shteti.
Nën këtë rregull, të prezantuar nga Administrata Trump, studentët e huaj do të ndalohen të qëndrojnë në vend nëse kolegjet e tyre nuk kanë mësim fizik këtë vjeshtë, transmeton portali arbresh.info.
Shumica e mësimdhënies universitar është duke u kthyer në online gjatë pandemisë.
Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT) – dy nga universitetet me rang më të lartë në botë – tani kanë kërkuar nga një gjykatë federale të bllokojë rregullin.
Presidenti i Harvardit Lawrence Bacow tha në një email për komunitetin e Harvardit: “Ne do ta ndjekim me forcë këtë çështje në mënyrë që studentët tanë ndërkombëtarë – dhe studentë ndërkombëtarë në institucione në të gjithë vendin – të mund të vazhdojnë studimet e tyre pa kërcënimin e deportimit”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...