Kjo e fundit duket se ka qenë një javë e vështirë për “United Airlines”. Në të njëjtën ditë, kur një pasagjer u tërhoq me forcë nga bordi i një avioni të kësaj kompanie në Chicago, një tjetër burrë, në një nga fluturimet e saj nga Houstoni në Cagliari është pickuar nga një akrep.
Krijesa helmuese ra nga një hapësirë mbi kokën e tij, ndërsa Richard Bell po hante drekë, të dielën, në sediljen e tij teksa udhëtonte në klasin e biznesit.
Siç rrëfen bashkëshortja, Linda Bell, ai kishte ndierë diçka në flokë, kishte futur dorën mes tyre dhe akrepi kishte rënë në tryezë. Ndërsa ai po përpiqej ta kapte nga bishti, krijesa e pickoi. Ajo tha se bashkëshorti e kishte shkelur më pas me këmbë akrepin, e pas kësaj pati panik edhe mes pasagjerëve të tjerë.
Nuk është e qartë sesi akrepi është ngjitur në avion. Ky i fundit kishte mbërritur në Houston një ditë më parë, nga Costa Rika. Çifti Bell po kthehej në shtëpi pas një pushimi.
Linda Bell tregon se stjuardesat më pas e kishin marrë me shpejtësi akrepin dhe e kishin hedhur në tualetin e avionit. Ekuipazhi ishte konsultuar menjëherë me një mjek, që i kishte orientuar se çfarë duhej të bënin.
Ndërkohë, pas uljes së avionit, mjekët u ngjitën menjëherë në bord. Kompania, ndërkohë, i ka kërkuar ndjesë pasagjerit të pickuar nga akrepi dhe i ka ofruar kompensim. Incidente të tilla janë të rralla, por jo të padëgjuara. Një akrep kishte pickuar një grua në vitin 2015, në një avion të “Alaska Airlines” nga Los Angeles drejt Portlandit në Oregon.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor