UNICEF: Të paktën 20 fëmijë të vrarë këtë javë në Siri

17:41 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Sipas Fondit për fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), të paktën 20 fëmijë janë vrarë në Siri që nga fillimi i javës, pavarësisht armëpushimit në vend.

“Në Idlib në fillim të javës, nga dhuna kanë vdekur 30 persona, duke përfshirë 16 fëmijë. Disa prej të vrarëve ishin zhvendosur nga luftimet në Halep”, tha të premten drejtori rajonal i UNICEF-it Geert Cappelaere, në një njoftim mbi raportin rreth fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në Siri.Duke vënë në dukje se edhe katër fëmijë humbën jetën dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën në sulmet në Homs, Cappelaere tha se sulme të tjera ka patur edhe në Gutan Lindore, në periferi të Damaskut, ku në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

“Këto sulme duket të jenë ndër më të rëndat që prej fillimit të ndërprerjes më të fundit të luftimeve më 30 dhjetor të vitit 2016. Vrasja dhe plagosja e fëmijëve është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve. Ato duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, tha Cappelaere, raporton AA.Më 30 dhjetor hyri në fuqi armëpushimi në Siri me ndërmjetësim të Rusisë dhe Turqisë.

Bisedimet indirekte mes regjimit sirian dhe opozitës përfunduan në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me miratimin e të dyja palëve për krijimin e një mekanizmi trepalësh turko-ruso-iranian për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme