Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se me rritjen e normës së ushqyerjes me gji çdo vit mund të shpëtohet jeta e më shumë se 820 mijë fëmijëve nën 5 vjeç në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e UNICEF-it mbi ushqyerjen me gji thuhet se pavarësisht vlerave të përfituara nga ushqyerja me qumështin e nënës, një në çdo 5 foshnja në vendet me nivele të larta të të ardhurave nuk i jepet asnjëherë qumështi i nënës dhe se në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kjo është një në çdo 25 foshnja.
Në raport thuhet se numri i foshnjave që humbin mundësinë për t’u ushqyer me qumështin e nënës është shumë i lartë sidomos në vendet më të pasura të botës dhe se në botë çdo vit rreth 7.6 milionë fëmijë nuk mund të marrin qumështin e nënës.
Më shumë se 820 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç mund të shpëtohen çdo vit në botë duke rritur normën e ushqyerjes me gji, theksohet në raportin e UNICEF-it duke vënë theksin në rëndësinë e ushqyerjes me qumështin e nënës dhe shëndetin e fëmijës.
Pasi rikujtohen karakteristikat e të ushqyerit me qumëshitn e nënës të tilla si shpëtimi i jetës, mbrojtja e foshnjave dhe nënave nga sëmundjet vdekjeprurëse, ngritja e nivelit të inteligjencës së fëmijës dhe prurjen e rezultateve pozitive në arsim, në raport thuhet se pavarësisht kësaj në vendet me nivel të të ardhurave të larta parashikohet se 22 për qind të foshnjave nuk u jepet qumështi i nënës.
Ndërsa sipas parashikimeve për vendet me nivel të ulët dhe të mesëm të të ardhurave kjo normë është rreth 4 për qind.
Në shmebujt e dhënë norma e ushqyerjes me qumështin e nënës për Turqinë është 97.7 për qind ndërsa 99 për qind në Madagaskar, 74 për qind në SHBA. Në Irlandë ka rënë deri në 55 për qind.
Sipas raportit, dallimet në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare ndikojnë në kohën që një nënë do të vazhdojë të ushqejë fëmijën e saj. Fëmijët në familjet më të varfra janë në gjendje të ushqehen me gji për 2 vjet. Kjo kohë është 1.5 herë më e madhe se ajo e dhënë në familjet më të pasura.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...