Unicef ngre alarmin: 1.5 milionë fëmijë në Ukrainë në rrezik nga uria

12:17 | 12 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Unicef ka paralajmëruar se 1.5 milionë fëmijë ukrainas janë në prag urie, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Nga rreth 3.2 milionë fëmijë të mbetur në Ukrainë, gati gjysma mund të rrezikojnë të mos marrin ushqim të mjaftueshëm.

Sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe mungesa e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz pa akses në ujë në Ukrainë.

4.6 milionë njerëz të tjerë kanë akses të kufizuar. Këtë e ka bërë të ditur Unicef përmes një deklarate.

Përveç kësaj, më 10 prill, Ohchr konfirmoi 142 fëmijë të vrarë dhe 229 të plagosur./abcnews.al/

Të ngjashme