Kryetarja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Henrietta Fore, i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Arakanit të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, me qëllim për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fore, në një takim të nivelit të lartë të titulluar “Realizimi i vizionit të zhvillimit për të gjithë fëmijët në Mianmar”, i mbajtur në kryeqytetin e Mianmarit, Nepxhidou, ka bërë një vlerësim në lidhje me situatën e fëmijëve të pakicave myslimane të cilët kanë qenë subjekt i represionit dhe sulmeve në krahinën e Arakanit.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se ndihma humanitare duhet t’u ofrohet të gjitha rajoneve të vendit dhe duhet të sigurohet kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, pastrim, arsim dhe mbrojtje për çdo fëmijë, në mënyrë që Mianmari të arrijë paqe dhe stabilitet.
“Kjo kërkon zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Arakanit nën udhëheqjen e Kofi Annanit në krahinën Arakan”, tha Fore.
Në Arakan dhe në rajonet si Kachin dhe Shan, si dhe në rajonet e tjera të Mianmarit ku jetojnë pakicat etnike dhe fetare, fëmijët janë përballur me dhimbje serioze për një kohë të gjatë, potencoi Fore.
“Fëmijët që i nënshtrohen dhunës, fëmijët që janë të detyruar të largohen nga atdheu, fëmijët që shohin se shpresat e tyre janë shkatërruar, për t’u bërë mjekë, mësues, inxhinierë, fëmijët që kanë humbur ëndrrat e tyre për të kontribuar në shoqëri…Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të shëruar këtë dëm të madh duke investuar në secilin fëmijë pa bërë dallime, pavarësisht se cili është prindi i tij dhe pavarësisht se ku jeton ai”, theksoi Fore.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Mianmarit që të vazhdojë këto përpjekje dhe ta bëjë këtë potencial një realitet për fëmijët. Këto përpjekje do të kontribuojnë në krijimin e kushteve të favorshme për rikthimin e refugjatëve të Arakanit të strehuar në Bangladesh”, tha Fore, duke bërë të ditur se punimet si Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, përgatitja e Ligjit për të Drejtën e Fëmijëve, janë hapa të rëndësishëm të marra në këtë drejtim.
– Spastrimi etnik ndaj myslimanëve të Arakanit
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB-së), që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër myslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.
Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më tani nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e myslimanëve të Arakanit.
Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e myslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren