Mbi 28 mijë fëmijë janë vrarë në Afganistan që nga viti 2005, ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Sipas UNICEF, Afganistani ka numrin më të lartë të viktimave të fëmijëve të verifikuar që nga viti 2005, transmeton portal arbresh.info
“Afganistani, për shembull, ka numrin më të lartë të viktimave të fëmijëve të verifikuar që nga viti 2005, me më shumë se 28,500 – që përbën 27 për qind të të gjitha viktimave të verifikuara të fëmijëve në nivelin global”, thuhet në komunikatë.
Afganistani, Jemeni, Siria dhe Etiopia veriore janë vendet ku fëmijët kanë paguar një çmim shkatërrues ndërsa vazhdonin konfliktet e armatosura, dhuna ndërkomunale dhe pasiguria, tha UNICEF.
UNICEF thotë se deri më tani nuk ka të dhëna për shkelje të rënda ndaj fëmijëve në vitin 2021, por në vitin 2020 janë verifikuar 26.425 shkelje të rënda ndaj fëmijëve nga OKB.
UNICEF-i u ka bërë thirrje “të gjitha palëve në konflikt” të marrin masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend