Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka paralajmëruar se zjarret e shumta në pyjet e Indonezisë po i vënë në rrezik rreth 10 milionë fëmijë.
Zjarret kanë lëshuar sasi të madhe të tymit helmues në pjesën juglindore të Azisë në javët e fundit, duke bërë që autoritetet t’i mbyllin shkollat dhe aeroportet. Shumë njerëz kanë blerë maska dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje.
Institucionet lokale të kryeqytetit indonezian, Xhakartës, kanë angazhuar mijëra punëtorë dhe kanë përdorur aeroplanë me ujë për t’i luftuar zjarret, të cilat janë shkaktuar qëllimisht nga njerëzit për ta pastruar tokën për mbjellje të kulturave bujqësore. Zjarret janë problem i përvitshëm në Indonezi, por ky vit është bërë më i rëndë për shkak të motit të thatë.
Të martën, organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Greenpeace”, e akuzoi Indonezinë se ka dështuar të zbatojë ndëshkime serioze kundër kompanive për prodhimin e vajit të palmës, të cilat kanë shkaktuar zjarre të mëdha në tokat e tyre në periudhën 2015-2018.
Ministria e Mjedisit e Indonezisë tha se ligji në këto raste është zbatuar në mënyrë të prerë përmes dënimeve administrative, përfshirë marrjen e licencave dhe paditë civile.
Gati 10 milionë banorë nën moshën 18-vjeçare jetojnë në zonat e prekura nga zjarret në ishullin Sumatra të Indonezisë, tha agjencia për fëmijët e Kombeve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...