Të paktën 972 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i ofensivës së Rusisë, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
“Përdorimi i armëve shpërthyese ka shkaktuar shumicën e viktimave të fëmijëve. Këto armë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, veçanërisht kur përdoren në zona të populluara siç ka ndodhur në Ukrainë”, tha në një deklaratë Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it.
Ajo shtoi se shifra e dhënë llogaritet vetëm për rastet që OKB-ja kishte mundur të verifikonte dhe paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave pritej të ishte shumë më i lartë, transmeton Telegrafi.
“Edhe një herë, si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që të mos rezultojnë në dëmtimin e fëmijëve”, tha Russell.
“Ndërkohë, përtej tmerrit të fëmijëve që vriten ose lëndohen fizikisht në sulme, pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes familjare, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit”./ts/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...