Unicef: 400 mijë fëmijë në Kongo mund të vdesin nga uria

09:50 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Fondi i Kombeve të  Bashkuara thotë se të paktën 400 mijë fëmijë nën moshën pesë-vjeçare në rajonin Kasai të Kongos janë të kequshqyer

UNICEF tha se më shumë se një vit e gjysmë të dhunës vdekjeprurëse, zhvendosja dhe prodhimi bujqësor i reduktuar janë duke kontribuar në këtë problem, transmeton portali arbresh.info. Më tej ka thënë se fëmijët mund të vdesin vitin e ardhshëm nëse nuk ndihmohet urgjentisht me ndihma humanitare.

Dr. Tajudeen Oyewale, përfaqësuesi i agjencisë në Kongo thotë se shkalla e vërtetë e problemit po bëhet e qartë pasi siguria po përmirësohet në disa zona dhe familjet janë duke u kthyer në shtëpi.

UNICEF thotë se rreth 220 qendra shëndetësore janë shkatërruar ose dëmtuar dhe kulturat bujqësore janë lënë pas dore, me 1.4 milion njerëz të zhvendosur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme