Google ADS

UNICEF: 2023 vit brutal për fëmijët, mbi 450 milionë fëmijë jetojnë në zona konflikti

18:13 | 6 Qershor 2024
KRG

Raporti global i publikuar bën me dije se  më shumë se 450 milionë fëmijët jetojnë ose kanë ikur nga zonat e konfliktit, duke përjetuar vuajtje të paimagjinueshme, ndërsa të drejtat e tyre u shkelën ose u mohuan.

9.3 milionë fëmijë u asistuan pas dëmtimeve të rënda.

Kequshqyerja ka prekur mbi 181 milionë fëmijë nën 5 vjeç, ndërsa 136 milionë fëmijë të moshës 5-10 vjeç  janë mbipeshë apo obez.

Por kur flitet për vdekshmërinë foshnjore, raporti është optimist, pasi shkalla globale e vdekshmërisë nën 5 vjeç ka rënë me 51 % që nga viti 2000

Sa i takon Europës lindore dhe Azisë qendrore, ekspertët kanë vënë në dukje se më shumë se 20 milionë jetojnë në varfëri.

Familjet luftuan për të përballuar gjërat bazë, pasi kriza e kostos së jetesës vazhdoi.

Fëmijëve më të margjinalizuar u mungonte aksesi për arsim cilësor, strehim, ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Pas një kthimi prapa në vaksinim gjatë pandemisë dhe një rritje e hezitimit ndaj vaksinave, mbi 600,000 fëmijë nuk u imunizuan kundër fruthit në vitin 2023, që çuan në shpërthime epidemike dhe 30-fishim të rasteve me fruth./eurones.al

Të ngjashme