Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se 6.3 milionë fëmijë nën moshën 15 vjeç kanë vdekur në vitin e fundit dhe shumica e shkaqeve të këtyre vdekjeve ka mundur të eliminohet, raporton Anadolu Agencuy (AA).
Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNHCR) publikoi një raport të ri ku thuhet se vitin e kaluar në botë në çdo 5 sekonda ka vdekur nga një fëmijë.
Ky është një raport i hartuar duke iu referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bankë Botërore (BB) dhe Zyres për Popullsinë e OKB-së.
“Shumica dërmuese e vdekjeve, apo 5.4 milionë raste kanë të bëjnë me fëmijët deri në 5 vjeç dhe gjysma e këtyre vdekjeve kanë të bëjnë me të sapolindurit”, thotë UNHCR-ja.
UNHCR-ja paralajmëron se 56 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare do të vdesin në 12 vitet e ardhshme nëse nuk merren urgjentisht masa parandaluese.
“Kemi bërë përparim të madh në shpëtimin e fëmijëve që nga viti 1990 deri më tani, por miliona fëmijë vazhdojnë të vdesin për shkak të asaj që janë dhe vendin e tyre të lindjes. Me zgjidhje të thjeshta, si furnizimi me barna, ujë të pastër, energji elektrike dhe vaksina, mund ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur për të gjithë fëmijët”, tha Laurence Chandy, zyrtari i UNHCR-së.
Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve të fëmijëve deri në 5 vjeç u regjistrua në Afrikën Sub-Sahariane dhe 30 për qind në vendet e Azisë Jugore.
“Në Afrikën Sub-Sahariane, çdo i 13-ti fëmijë vdes përpara moshës 15 vjeçare”, thuhet në deklaratë.
UNHCR-ja gjithashtu tha se shkaqet e rasteve më të mëdha të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare kanë mundur të eliminohen. Komplikimet në lindjen e fëmijëve, inflamacioni i mushkërive, diarreja, malaria janë shkaqet më të zakonshme të vdekjeve të fëmijëve.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...