Spanja duhet të përgatitet për një fluks të madh të refugjatëve dhe emigrantëve, ka deklaruar zëdhënësja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Rosa Otero.
Sipas saj rreth 7,900 njerëz kanë arritur në Anduluzia gjatë shtatë muajve të parë të vitit, pothujase trefishi i të ardhurve në krahasim me vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info
Të dhënat e fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) treguan se mbi 8,000 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet spanjolle që nga fillimi i vitit deri në gusht.
“Ka pasur një rritje të ndjeshme, por këto shifra ende janë të menaxhueshme. Megjithatë Spanja duhet të fillojë të përgatitet për të një numër më të madh të emigrantëve dhe refugjatëve”, tha ajo.
Otero vuri në dukje se Spanja ishte në gjendje të mirëpresë më shumë refugjatë, duke shtuar se Spanja ka disi një rrugë më të sigurtë sesa ajo drejt Italisë apo Greqisë.
Shifrat e IOM bëjnë të ditur se 121 persona kanë humbur jetën përgjatë rrugës spanjolle.
Në Itali gjatë këtij viti kanë hyrë rreth 96,861 emigrantë, ndërsa 2,242 kanë humbur jetën gjatë udhëtimit të rrezikshëm.
Italia dhe Greqia vazhdojnë të mbesin vendet më të prekura nga kriza e refugjatëve që BE-ja është duke e përjetuar./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...