Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, vendosi të enjten të mos e fusë Venecian dhe kanalet e saj historike në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Qyteti italian, njëri nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së niveleve të ujit.
Por, gjatë takimit vjetor në Riad më 14 shtator, UNESCO – e cila e mban listën e trashëgimisë botërore, vendosi të mos e fusë atë në këtë listë. Komitetit për Trashëgimi Botërore i kësaj organizate takohet një herë në vit për ta përditësuar listën, dhe shumë vende e konsiderojnë përfshirjen në listë si vendimtare për turizmin dhe mundësinë për të marrë fonde për ruajtjen e zonave historike.
“Komiteti ka marrë vendim të mos e përfshijë Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, tha një burim për AFP.
Venecia është në rrezik nga rritja e niveleve të ujit, si pasojë e ndryshimit klimatik, numrit të tepërt të vizitorëve, sipas Lazare Eloundou Assomo, drejtorit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në listën e UNESCO-s janë 1.157 zona, nga të cilat 900 kulturore, 218 natyrore dhe 39 të përziera.
K vendim vjen në një kohë kur Venecia po planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.
Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.
Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin.
Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen./REL
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek