Në përpjekje për të rigjallëruar fushatën e tij elektorale, presidenti Joe Biden foli përpara një tubimi në Detroid.
Ai i tha një turme entuziaste se nuk do të largohej nga gara dhe paralajmëroi se ish-presidenti Donald Trump përfaqëson një rrezik serioz.
Presidenti Biden, në moshën 81-vjeçare, po përpiqet ta zhvendosë diskursin publik nga çështja e mprehtësisë së tij mendore, drejt ndikimit që do të kishte një presidencë e dytë Trump, ndërsa fushata e tij po has në vështirësi pas paraqitjes së tij të dobët në debatin presidencial të 27 qershorit.
“Unë po kandidoj dhe do të fitojmë”, tha ai përpara një turme që mbante parulla si, “Mos u Tërhiq!”.
“Unë jam kandidati”, tha ai. “Nuk do të shkoj gjëkundi”.
“Ka ardhur koha që të mos e trajtojmë më politikën sikur të jetë spektakël televiziv”, tha presidenti Biden. Ai paralajmëroi se “Projekti 2025”, një platformë politikash konservatore që do të përpiqej të zvogëlonte së tepërmi qeverinë federale, përbënte një “rrezik shumë real”.
Më herët të premten, presidenti Biden bëri një ndalesë të paparalajmëruar në një restorant në një periferi të Detroidit, ku u tha klientëve se kishte në plan ta “mbaronte punën” dhe u tha se “ju premtoj… jam mirë”.
Ndërsa avioni presidencial Air Force One fluturonte drejt Detroidit, zëdhënësi i fushatës Michael Tyler u tha gazetarëve se kontributet financiare “shpërthyen” gjatë konferencës për shtyp të presidentit Biden të enjten në mbrëmje, në shtatë herë më shumë se niveli i zakonshëm.
Presidenti Biden gjithashtu mori mbështetje më herët gjatë ditës kur dy zyrtarë demokratë – ligjvënësi James Clyburn dhe guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom – thanë se ai duhet të qëndrojë në garë. Të premten pasdite, presidenti i sindikatës United Auto Ëorkers, Shaën Fain, i cili më parë kishte thënë se ishte i shqetësuar për shanset e presidentit Biden, e lavdëroi presidentin për qëndrimin “me klasën punëtore”, pa përdorur emrin e tij.
Por pati shenja se mbështetja e tij po dobësohej diku tjetër, pasi dy ligjvënës të tjerë i kërkuan atij të tërhiqej nga kandidimi.
“Është koha për të ecur përpara. Me një udhëheqës të ri”, tha në një deklaratë ligjvënësi Mike Levin, nga Kalifornia. Zoti Levin, si shumë të tjerë që i kanë bërë thirrje presidentit Biden të tërhiqet, përballet me një betejë të fortë për t’u rizgjedhur këtë vit.
Që nga debati presidencial, të paktën 19 ligjvënës i kanë kërkuar presidentit Biden të largohet në mënyrë që Partia Demokrate të mund të zgjedhë një kandidat tjetër. Po kështu kanë kërkuar edhe disa donatorë, yje të Hollivudit, grupe aktiviste dhe media.
Megjithatë, presidenti Biden vazhdon të ketë mbështetje nga zyrtarët kryesorë në parti dhe është zotuar të kandidojë në zgjedhjet e 5 nëntorit./euronews
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?