Italianja që ka deklaruar hapur për martesën e saj me një mysliman, ka marrë mijëra shpërndarje në Itali.
Ajo ka iniciuar një anti paragjykim në rrjetet sociale, duke dashur t’i përgjigjet të gjithë atyre që krahasojnë myslimanët me terroristët, transmeton portali arbresh.info
Gazetarja Laura Silvia Battaglia, që katër vite është martuar me një burrë nga Jemeni, të cilin e ka takuar në Itali.
Në një artikull rreth sulmuesve në Urën e Londrës, njëri prej të cilit ishte me shtetësi italiane, gazeta italiane Libero i është referuar atij me titullin ‘Bartardi italian’.
Gjithashtu editoriali fillonte më ketë paragraph: “Të dashura gra europiane, të martohesh me një islamik është një budallallëk i rrezikshëm”.
Artikulli nuk përfillte numrin e madh të rasteve të dhunës kundër grave dhe vajzave në Itali, të kryera pavarësisht nga besimi i autorit të veprës penale, ndërsa agjencia e lajmeve Ansa ka raportuar se 120 raste të dhunshme gjatë vitit 2016 janë përkufizuar në bazë të çështjes fetare.
Battaglia, e cila nxorri hashtagun #Unëjamemartuarmenjëmysliman ka deklaruar se ‘në ditët e sotme, termi mysliman, nuk po përdoret për t’iu referuar një bashkësie fetare, por një etnie të tërë, një race të tërë’.
“Kjo është arsyeja pse ne përdorëm hashtagun edhe pse koncepti themelor është’ u martova me një person “, shton ajo.
Ajo shton se në Itali ka myslimanë që i duan dhe i respektojnë gratë e tyre, i edukojnë fëmijët dhe nuk i detyrojnë ato për të bërë asgjë jashtë vullnetit të tyre.
“Ka njerëz shumë të mirë, prandaj nuk duhet të përqendrohemi vetëm te disa individë të ligë”, ka shtuar ajo.
Italia, tradicionalisht njihet si vend emigrantësh dhe ka përjetuar emigrim masiv në krahasim me vendet tjera europiane.
Vendet me shumicë katolike ende po përpiqen të transformohen në një komunitet multikulturor, pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste, veçanërisht Lidhja Veriore, ndjekin platforma dhe gjuhë agresive kundër emigrantëve./Arbresh.info
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin