Google ADS

UNCEF: Fëmijët afganë janë duke humbur shkollën si pasojë e luftërave dhe varfërisë

18:02 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Organizata ndërkombëtare UNCEF ka thënë që fëmijët afganë janë duke humbur shkollën si pasojë e luftërave dhe varfërisë

Të paktën katër milion fëmijë e afganë e kanë të pamundur shkollimin si pasojë e luftërave dhe varfërisë, si dhe si pasojë e diskriminimit gjinorë, ka bërë të ditur UNICEF, transmeton arbesh.info.

Mbi 3.7 milion fëmijë prej moshës 7 – 17 janë të privuar nga shkollimi në Afganistan si pasojë e trazirave të shumta.

60 për qind e këtyre fëmijëve janë vajza që vuajnë si pasojë e paragjykimeve gjinore, bënë të ditur UNICEF Global.

Zonat ku jetojnë këta fëmijë janë Kandahar, Helmand, Ëardak, Paktika, Zabul dhe Uruzgan.

Shkaqe të tjera të depriviit të shkollimit janë mungesa e sigurisë dhe sulmet që kanë filluar që nga 2002./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme