Shkalla e papunësisë në Gjermani në muajin shtator shkoi në 4,9 %, duke u ulur me 0,2 pikë përqindje, pasi totali i të papunëve u ul me 85 000 persona në muaj, raportoi sot Agjencia Federale e Punësimit (BA).
Papunësia sezonale ra në 2,234 milionë persona, 22 000 më pak se në shtator të vitit të kaluar. Shifra e muajit shtator ishte më e ulëta që nga Ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.
Mes shqetësimeve se Gjermania po hyn në një recesion teknik, i ndjekur nga një rënie e lehtë e PBB-së në tremujorin e dytë, BA deklaroi rënie të kërkesës në tregun e punës.
Analistët gjermanë shohin paqartësi në politikat tregtare proteksioniste në SHBA dhe përçarje të mundshme të tregtisë si rezultat i Brexit.
Ka parashikime për një rënie të dytë të PBB-së në tremujorin e tretë, që tregon se ekonomia më e madhe e Europës mund të hyjë në recesion.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës