Italia ka regjistruar sot numrin më të ulët të viktimave gjatë 24 orëve, në 3 javët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 431 viktima, duke e çuar numrin e tyre në 19 898. Shifra më e ulët ishte regjistruar 3 javë më parë më 19 mars kur numri i tyre në 24 orë ishte 427.
Por rastet pozitive vazhdojnë në trendin e kurbës së sheshtë e sot janë 4092 më shumë se një ditë më parë e numri i personave të infektuar me Covid 19 në Itali është deri më sot më 156 363.
Numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 34 211 e janë 1677 pacientë të shëruar në 24 orë.
Janë 38 pacientë më pak në repartet e terapisë intensive duke e ulur numrin e tyre më 3343.
Ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore ku aktualisht janë 27 847. Një ditë më parë numri i tyre ishte 28 144.
Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 1460 raste.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...