Google ADS

Ulet nafta në bursa, arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës

11:34 | 17 Gusht 2022
K.B

Çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.

Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë.

Rënie ka patur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum.

Një javë më parë, çmimi për 1 ton gasoil të përpunuar ishte 930 dollarë, ndërsa këtë javë 1 ton shitet me 900 dollarë.

Pavarësisht rënies së çmimeve, prej 7 ditësh Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë të pandryshuara çmimet për naftën dhe benzinës, që prej vendimit që mori për rritjen e tyre më 11 gusht.

1 litër naftë tregtohet me pakicë me 221 lekë, ndërsa benzina me 202 lekë.

Vendimi i bordit për këto çmime u morr një ditë pasi çmimet në bursën Platts Mediteran u rritën me 23 dollarë toni për benzinën dhe 45 dollarë për produktin diesel.

Sot, çmimi në tregjet për këto produkte është mesatarisht vlerë 80 dollarë më pak për ton. /euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme