Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një statusi në Twitter rreth pranimit të statusit kandidat për në BE të Ukrainës, ku tha se ai përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës këtë status.
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
“Përgëzoj sinqerisht vendimin e liderëve të BE-së në #EUCO për të dhënë statusin e kandidatit. Është një moment unik dhe historik nëmarrëdhënie. Mirënjohës ndajChanles Micheal, Von der Layen dhe liderët e BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së. “.shqipmedia/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...