Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha do të ketë “ditë të vështira” me të cilat do të përballet Ukraina në vijim.
Sullivan foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para se presidenti amerikan, Joe Biden, të niset për në Bruksel të mërkurën.
SHBA-ja dhe aleatët do të prezantojnë paketa të reja të sanksioneve kundër Rusisë të enjten, kur presidenti të mbajë bisedime, tha Sullivan.
Sullivan tha po ashtu se SHBA-ja nuk ka parë asnjë dëshmi se Kina po i ofron armë Rusisë.
Nga Brukseli, Biden do të udhëtojë në Varshavë të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën./REL/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku