Si pasojë e goditjes së një ndërtese banimi nga një raketë e lëshuar nga ushtria ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Njësia e Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës thuhet se banesa 4-katëshe u shkatërrua si pasojë e goditjes me raketë në Kramatorsk të Donetskut.
Në deklaratë thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit të dërguara në vendngjarje kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 3 personave dhe kanë shpëtuar 2 persona ndërsa 8 persona janë plagosur.
“Sulmet kundër civilëve, realiteti i përditshmërisë së vendit tonë”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në lidhje me raketën që goditi apartamentin në Kramatorsk tha se në sulm kanë humbur jetën civilë dhe kanë mbetur nën rrënoja. “Kjo nuk është përsëritje e historisë, ky është realiteti i jetës së përditshme të vendit tonë”, tha ai.
Duke theksuar se vendi i tij ka një kufi të përbashkët me “të keqen absolute”, Zelenskyy tha: “Kjo e keqe duhet të kapërcehet në mënyrë që të zvogëlohet probabiliteti i përsëritjes së tragjedive të tilla në zero”.
Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën dhe shtoi se ata patjetër do të gjejnë dhe ndëshkojnë fajtorët.
Rusët kryen 6 sulme raketore dhe 4 sulme ajrore në 24 orë
Në deklaratën nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se ushtria e Rusisë në 24 orët e fundit ka kryer 6 sulme me raketa dhe 4 sulme ajrore, 4 prej të cilave në vendbanimet Slavyansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka në rajonin e Donetskut.
Më tej thuhet se forcat ruse kryen 73 sulme me sisteme raketore. Ushtarët rusë u përpoqën të avancojnë në drejtimet Limansk, Bahmutsk, Avdiivka dhe Novopavlovsk, pavarësisht humbjeve të mëdha.
Ushtarët ukrainas zmbrapsën sulmet ruse në vendbanimet në rajonet Luhansk dhe Donetsk ndërsa Novogorovka, Nevskoye dhe Dibrova në rajonin e Luhanskut dhe Terny dhe Serebryanka në rajonin e Donetskut ndodhen nën sulmet ruse.
Në deklaratë thuhet se disa vendbanime në drejtimet Bakhmut dhe Avdiivka janë prekur nga sulmet e forcave ruse.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen