Google ADS

Ukrainë: Sumy dhe Mariupol ‘në prag të katastrofës humanitare’

07:13 | 6 Mars 2022
Trina Galanxhi

Situata në rajonin e Sumy dhe në qytetin e Mariupol është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht qytetet nuk kanë furnizim me energji elektrike dhe ujë, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka kaluar “relativisht e qetë”.

Mariupoli, qyteti port, është sulmuar ashpër ditën e djeshme nga forcat ruse, të cilat kanë respektuar armëpushimin që synonte të lejonte civilët të iknin nga qyteti vetëm 30 minuta.

Megjithatë, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Eduard Basurin, komandantin separatist të Donetsk, të ketë thënë se korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme