Në Ukrainë qindra protestues u përleshën sot me policinë ndërsa përpiqeshin të futeshin me dhunë në qendrën e artit “October Palace” në Kiev pas një proteste kundër Presidentit Petro Poroshenko.
Turma që u shpërnda nga policia e cila përdori gazin lotësjellës, është më e madhja deri tani që mbështet udhëheqësin opozitar Mikheil Saakashvili, i cili u lirua nga paraburgimi javën që shkoi pasi ishte ndaluar dhe akuzuar se po përpiqej të organizonte një grusht shteti të sponsorizuar nga Rusia.
Nuk ka patur njoftime për dëmtime të rënda nga demostrata ndërsa situata u qetësua pas rënies së muzgut.
“Duhet të tregosh se je i guximshëm, por edhe shumë i qetë”, u tha protestuesve Saakashvili të dielën. “Do të qëndroj pranë jush deri në fund.”
Përleshja me policinë erdhi pas një demostrimi më paqësor më herët gjatë ditës ndërsa bëhej thirrje për dorëheqjen e presidentit.
Autoritetet ukrainase vendosën javën e shkuar të lirojnë Saakashvilin nga paraburgimi gjatë kohës që zhvillohen hetime lidhur me akuzat për nixitjen e siç thuhet të një “grupi kriminal” të drejtuar nga ish Presidenti Victor Yanukovych. Ish presidenti i Ukrainës u detyrua të lërë pushtetin në vitin 2014 dhe të largohet në Rusi. Ai akuzohet se fshihet pas protestave si pjesë e një komploti rus kundër Ukrainës./VoA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...