Parlamenti i Ukrainës nuk e miratoi vendimin e kryeministrit Vladimir Groysman për të dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në asamblenë e përgjithshme në të cilën u votua dorëheqja e Groysman pas kërkesës së presidentit të ri Vladimir Zelenskiy ditën që mori detyrën, nuk u arrit numri i nevojshëm prej 226 votave.
Nga 297 deputetë që votuan, 97 e pranuan dorëheqjen, kurse 63 votuan kundër.
Sipas Kushtetutës së Ukrainës, për dorëheqjen e kryeministrit vendos parlamenti. Në rast të dorëheqjes së kryeministrit, kjo me automatizëm nënkupton dorëheqje edhe të këshillit të ministrave. Kryeministri dhe ministrat e vazhdojnë detyrën deri në formimin e qeverisë së re.
Ndryshe, presidenti i ri i zgjedhur Vladimir Zelenskiy në betimin e tij solemn dhjetë ditë më parë në parlament vendosi që parlamenti të shpërbëhet brenda dy muajve dhe kërkoi dorëheqjen e qeverisë.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...