Google ADS

Ukrainë/ Më shumë se 100,000 njerëz lanë shtëpitë e tyre nga lufta

21:02 | 24 Shkurt 2022
L G

Më shumë se 100,000 njerëz kanë lëvizur brenda Ukrainës, duke u larguar për sigurinë e tyre, agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR,tha në një deklaratë.

“Ka pasur lëvizje të mëdha brenda shtetit, duket se mbi 100,000 persona kanë lëvizur brenda kufirit duke u larguar për sigurinë e tyre. Ka pasur edhe lëvizje jashtë shtetit. Por situata është akoma kaotike dhe po ndryshon shpejtë”, deklaroi Matthew Saltmars, zëdhënës i agjencisë, raporton CNN.

Organizatat e refugjatëve po mobilizohen për të ndihmuar popullin ukrainas në lëvizjet e tyre, në këtë situatë të rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme