Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, njoftoi se kanë arritur të evakuojnë vetëm 8.057 civilë në zona të sigurta përmes korridoreve të ndihmës humanitare në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vereshchuk tha në një video-mesazh se shtatë nga tetë korridoret humanitare të miratuara për evakuimin e civilëve më 21 mars janë duke funksionuar.
Duke theksuar se kanë arritur të evakuojnë 8.057 persona në zona të sigurta në 24 orët e fundit, pavarësisht vështirësive të ndryshme, Vereshchuk tha: “3.007 civilë nga Mariupoli janë nxjerrë drejt qytetit e Zaporizhzhia. 4.370 njerëz u evakuuan nga fshatrat në rajonin e Kievit”.
Vereshchuk shtoi se kanë lejuar që autobusët e evakuimit të arrinin shpejt në pikat e grumbullimit për shkak të vështirësive të krijuara nga trupat pushtuese, veçanërisht në pikat e kontrollit në rrugën e Mariupolit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...