Kryetari i Bashkisë së Melitopol-it në Ukrainë, Ivan Fedorov i rrëmbyer më parë nga ushtria ruse u lirua dje. Ai është shkëmbyer me 9 ushtarë rusë të cilët ishin marrë peng gjatë luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Zyrës presidenciale të Ukrainës, Darya Zarivnaya në një fjalim në një televizion lokal tha se kryetari i Bashkisë së Melitopol-it, Ivan Fedorov është shkëmbyer me 9 ushtarë rusë të cilët ishin marrë peng gjatë luftës.
“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse. Për atë Rusia ka marrë 9 ushtarë të saj të lindur në vitet 2002-2003. Në të vërtetë këta janë fëmijë”, tha Zarivnaya.
Autoritetet ukrainase dje bënë të ditur lirimin e kreut të Bashkisë së Melitopol-it i cili ishte rrëmbyer më 11 mars nga ushtria ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte kërkuar ndihmë nga presidentët e disa vendeve për lirimin e Fedorov-it.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...