Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.
Balotazhi ka vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodimir Zelenski, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.
41-vjeçari Zelenski, megjithëse pa përvojë politike, kryeson në anketa. Fushata e tij mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.
Presidenti Poroshenko është përpjekur të mobilizojë bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohet nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit. Ai është përpjekur të nxisë frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.
Zelenski ka shmangur intervistat për median, por ka vazhduar shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai flet për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai thekson nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit./VoA/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...