Gjenerali Bardhyl Kollçaku u shpreh se nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, atëherë do të kishim Luftën e Tretë Botërore.
I ftuar në studion e”Kjo Javë” në News 24, Kollçaku tha se tashmë NATO i ka dislokuar trupa ushtarake në vendet aleate dhe nëse ndodh një sulm i mundshëm i tyre, atëherë vihet në veprim.
“Ndërhyja ushtarake e NATO do të ishte lufta e tretë botërore, ku do të përfshihej gjithë bota në luftë. NATO ka angazhuar dje forcën e saj të reagimit të menjëhershëm, është një forcë prej 40 mijë vetash. 20 mijë veta ndodhen në Poloni dhe afër Rusisë, nëse sulmohet një nga vendet e NATO-s vendoset në dispozicion artikulli i 5”, tha Kollçaku.
Por sa ndikohet rajoni i Ballkanit nga një Luftë e Tretë Botërore? Gjenerali u shpreh se deri tani Ballkani është i qetë, por sinjalet ndoshta do të vijnë më vonë. Kollçaku konsideroi se Shqipëria ka një rol mjaft të rëndësishëm në aleancë duke qenë krah Ukrainës.
“Rajoni ynë po i ndjek pasojat, që te drithërat, te çmimi i naftës. Ukraina është hambari më i madh për drithëra. Rajoni i Ballkanit është i qetë për momentin, por qetësi e brishtë. Ka element që mezi presin momentin për të aktivizuar dhe për të ndezur ato zjarret sikur janë të fikura, por që ka tym që vazhdon. Duhet të jemi të përgatitur. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në aleancë. Ne kemi qenë në krah të Ukrainës. Ne para dy ditësh nisëm kontingjentin e parë në mbështetje të FOR 1. Një pjesë e kontingjenteve tona janë pjesë e 40 mijë trupave që do të aktivizohen. Edhe forca të tjera Evropiane po lëvizin për në kufirin shtetëror të aleancës. Ka forca që reagojnë nga 0 deri në 48 orë, ka edhe nga ata që reagojnë për 30 ditë. Kufiri lindor është i siguruar, sepse nga Putini, çdo gjë pritet”, shtoi gjenerali.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit