Rreth 15 mijë njerëz janë strehuar në një stacion të metros në Kiev, sipas zyrtarit përgjegjës për metronë e qytetit.
Kievi gjatë natës së sontme ka përjetuar 4 shpërthime masive në qendër të qytetit, raportojnë mediat ukrainase, transmeton portal arbresh.info
Fotot e realizuara nga Timothy Fadek, tregojnë jetën brenda një prej atyre stacioneve të metrosë në kryeqytet.
Viktor Brahinsky për mediat ukrainase tha se aty mund të strehohen deri në 100 mijë njerëz, shkruan CNN.
Ai shtoi se aty aktualisht ka ujë dhe banjo, si dhe ushqim dhe ilaçe.
“Shumë njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Kjo është shtëpia e tyre e vetme”, tha ai.
“Ne u themi njerëzve që të sjellin rroba dhe ushqim, veçanërisht për gratë me fëmijë të vegjël dhe për të moshuarit”, shtoi ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...