Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se ukrainasit po “luftojnë si trimat” dhe me “sukses të madh” në disa vende.
Megjithatë, ai ka theksuar se duhet bërë më shumë për të “ndryshuar shanset e rënda me të cilat përballet Ukraina” nga pushtimi rus, transmeton portal arbresh.info
Sanksione më të ashpra, duke përfshirë një lëvizje për të mbyllur Rusinë nga sistemi global i pagesave Sëift, ishin të nevojshme, tha ai.
Kryeministri, i cili po fliste gjatë një vizite në RAF Brize Norton në Oxfordshire, tha se Britania e Madhe është duke dërguar furnizime humanitare, ushtarake dhe financiare në Ukrainë.
Ai shtoi se 1,000 trupa po dërgoheshin në rajon për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve dhe ai tha se qeveria “sigurisht do të ndihmonte njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre”.
“Gjërat nuk po shkojnë sikuse ka dashur Putin. Ukrainasit po luftojnë si trimat dhe në disa vende me sukses të madh”, tha ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...