Një grup ukrainasish në Gjermani sot u mblodhën para ambasadës turke në Berlin, duke kërkuar ndihmën e Turqisë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi brohoriti sloganin “Shpëto Mariupolin, Turqi” në gjuhën turke, duke iu referuar qytetit të rrethuar ukrainas të Detit të Zi.
Ambasadori i Ankarasë në Berlin, Ahmet Başar Şen, u ofroi ukrainasve ushqime dhe pije turke.
Të paktën 3.238 civilë janë vrarë dhe 3.397 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 5,6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, kurse rreth 7,7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga agjencia e OKB-së për refugjatët.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...