Ukrainas e rusë të pyetur sot në lidhje me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA shprehnin neglizhencë e pasiguri për pasojat që rezultati mund të ketë, si për vendin e tyre ashtu dhe më gjerë në botë.
Donald Trump ka kritikuar dërgesat e miliarda dollarë në armatime drejt Kievit që lufton kundër ofensivës ruse në lindje të vendit, por gjithashtu ka përmendur disa herë se do t’i japë fund shpejt konfliktit thuajse tre vjeçar.
Ukrainasi Igor Stryzheus, punonjës centrali atomik, tha për rrjetin AFP:“Kjo më shqetëson, si mua dhe të gjithë botën besoj, sepse mund të jetë e rrezikshme, por duhet të presim e të shikojmë çfarë do të ndodhë, askush nuk e di me siguri atë që do të ndodhë”.
25 vjeçarja Tetiana Podleska, punonjëse kompjuterësh në Kiev, shtonte:
“Nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë e rëndësishme, të paktën për ne në Ukrainë. Mendoj se roli i zgjedhjeve është i ekzagjeruar, ashtu si dhe fakti që fitorja e Trump mund të përkeqësojë gjërat. Nuk besoj se diçka do të ndryshojë për mirë, më shumë shanse ka për më keq”.
Artisti 70 vjeçar rus Evgeny, u shpreh nga Moska:
“Kamala [Harris] dhe Trump janë të dy njëlloj. Asnjë prej tyre nuk i pëlqen rusët prandaj nuk do të ndryshojë gjë. Asgjë e mirë nuk do të vijë për ne nga asnjë prej tyre, sipas opinionit tim”.
Inxhinieri Alexandr, 48 vjeç nga Moska, shtonte:
“Shpresoj që të fitojë Trump në zgjedhjet në SHBA, sepse situata në Ukrainë do të përmirësohej dhe do të bënte përpara. Ndërsa për pjesën tjetër të botës, situata ndoshta do të ndryshojë për mirë, pasi ka shumë gjëra të këqija që po ndodhin … Izraeli, Kina ose të tjera …”//AFP/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...