Google ADS

Ukrainasit dhe rusët ulen sërish në tryezë, nesër nis raundi i ri i bisedimeve

17:24 | 27 Mars 2022
KRG

 

Ukrainasit dhe rusët do të ulen sërish në tryezë. Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Bisedimet nisin nga nesër dhe janë parashikuar të zgjasin deri të mërkurën, ka shkruar në mediat sociale negociatori ukrainas David Arakhamia.

Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pasi Rusia pushtoi vendin muajin e kaluar, si “shumë të vështira”.

Sakaq, bisedimet në tryezë u ndërprenë disa ditë për të nisur sërish ditën e nesërme. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe bisedime online, por pa asnjë rezultat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme