Google ADS

Ukrainasit dhe rusët shkëmbejnë të burgosurit e luftës

16:23 | 19 Prill 2022
KRG

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të bëjnë shkëmbimin e të burgosurve, ku 76 ukrainas iu dorëzuan ushtarëve të Kievit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, e cila pranoi se rusët i dorëzuan 60 ushtarë ukrainas si dhe 16 civilë.

E për këtë shkëmbim, ukrainasit janë detyruar t’ua japin rusëve 10 zyrtarë të lartë ushtarak që janë kapur në zona të ndryshme gjatë luftimeve.

Kujtojmë që ky është shkëmbimi i pestë që po ndodhë mes palës ukrainase dhe asaj ruse, ku deri më tani qindra ushtarë e civilë të marrë rob i janë rikthyer familjeve të tyre – pra nga të dyja palët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme