Ukraina zgjat për 3 vite ndalesën në faqet e mediave sociale ruse

12:28 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Sipas dekretit të publikuar në faqen e internetit të zyrës së Presidencës së Ukrainës, për faqet ruse të mediave sociale VKontatke, Odnoklassniki dhe motori kërkimit Yandex ndalesa në vend u zgjat për 3 vite.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi dekretin i cili zgjat ndalesën kundër kompanive ruse të internetit dhe faqeve ruse në rrjetet sociale.

Sipas dekretit të publikuar në faqen e internetit të zyrës së Presidencës së Ukrainës, për faqet ruse të mediave sociale VKontatke, Odnoklassniki dhe motori kërkimit Yandex ndalesa në vend u zgjat për 3 vite.

Gjithashtu në mesin e kompanive ndaj të cilave do të zbatohen sanksione janë edhe kompanitë ruse të internetit Mail.ru dhe Kaspersky.

Ndalesat për kompanitë ruse të internetit dhe faqet e rrjeteve sociale ruse në Ukrainë filluan të zbatohen në maj 2017./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme