Google ADS

Ukraina vendos sanksione kundër Putinit dhe zyrtarëve të lartë rusë

10:09 | 10 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të enjten një dekret për vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus Vladimir Putin, sipas një dekreti presidencial, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.

Zelensky tha gjithashtu që kishte vendosur sanksione që synojnë zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, kryeministrin rus Mikhail Mishustin, të gjithë ministrat dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev.

Vendosja e sanksioneve përfshin bllokimin e aseteve, ndalimin e hyrjes në Ukrainë dhe anulimin ose pezullimin e licencave dhe lejeve për një kohë të pacaktuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme