Google ADS

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur rreth 15 mijë ushtarë, 97 avionë dhe 121 helikopterë

23:05 | 21 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ushtria e Ukrainës tha se rreth 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën midis dy vendeve, kurse janë shkatërruar 97 avionë, 121 helikopterë dhe 491 tanke të ushtrisë së Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.

Rreth 15 mijë trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 97 avionë, 121 helikopterë 491 tanke, 1.535 automjete të blinduara, 240 sisteme artilerie, 80 sisteme raketahedhëse dhe 45 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 969 automjete, 3 skafe të lehta, 60 automjete karburanti dhe 24 mjete ajrore pa pilot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme