Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 27.400 ushtarë, 200 avionë, 164 helikopterë dhe 1.220 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt – 15 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka humbur edhe 200 ushtarë të saj në 24 orët e fundit.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 27.400 ushtarë si dhe janë rrëzuar 200 avionë dhe 164 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.220 tanke, 2.958 mjete të blinduara, 555 topa, 195 sisteme raketahedhëse dhe 89 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.087 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 416 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 95 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...