Ukraina thotë se sulmet kibernetike janë intensifikuar

22:58 | 23 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Sulmet kibernetike kundër Ukrainës janë “intensifikuar sot”, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të vendit.

Uebsajtet e qeverisë së Ukrainës, ministrisë së jashtme dhe shërbimit të sigurimit shtetëror u mbyllën sot në atë që qeveria tha se ishte një sulm i mohimit të shërbimit, transmeton portal arbresh.info

Burimi i sulmeve kibernetike ende nuk është konfirmuar.

Më herët administrata Biden tha se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase në lidhje me nevojat e tyre të sigurisë kibernetike.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha: “Ne jemi në kontakt me Ukrainën në lidhje me sulmet kibernetike, duke përfshirë edhe sot dhe ne do të lëvizim me urgjencë për të vlerësuar natyrën dhe shtrirjen e kësaj, çfarë hapash duhet të ndërmerren”.

Bashkimi Europian ka nisur një numër ekspertësh që t’i vijë në ndihmë Ukrainës rreth sulmeve kibernetike./sky/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme