Një person u vra dhe katër u plagosën rëndë kur forcat ruse bombarduan një kolonë evakuimi jashtë qytetit verior të Ukrainës, Çernihiv, thanë zyrtarët në Kiev të enjten.
“Pesë autobusë u vunë nën zjarr të drejtpërdrejtë nga armiku teksa ata u përpoqën të shkonin në qytetin e rrethuar për të evakuuar njerëzit,” tha Avokatja i Popullit e Ukrainës, Lyudmyla Denisova në Telegram.
“Në autobusë kishte vetëm vullnetarë civilë. Si pasojë e granatimeve, një person ka mbetur i vdekur, katër janë plagosur rëndë”, tha ajo
Denisova tha se forcat ruse “po mohonin çdo mundësi për të evakuuar qytetarët nga Çernihivi i rrethuar, duke mbajtur dhjetëra mijëra njerëz peng pa ushqim, ujë ose ngrohje”.
Ajo tha se trupat ruse po bombardonin vazhdimisht lagjet e banuara.
Çernihiv, një qytet me rreth 280,000 banorë para luftës, ka parë bombardimet më të egra pas Mariupolit në jug, i cili është shkatërruar praktikisht.
Kryebashkiaku i Çernihivit, Vladyslav Atroshchenko tha në fillim të kësaj jave se qyteti kishte humbur 350 njerëz gjatë luftës, shumica prej tyre civilë.
Rusia premtoi të martën të zvogëlojë “radikalisht” luftimet rreth Çernihivit dhe Kievit, por granatimet vazhduan atje.
“Armiku po lëviz rreth territorit të rajonit. A mund ta quajmë këtë një tërheqje të trupave? Nuk jam i sigurt,” tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus në një adresim në Telegram./REL/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...