Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët e lëshuar nga Rusia në territorin ukrainas në orët e para të 25 korrikut, thanë Forcat Ajrore.
Dronët u shkatërruan mbi rajonet e Odesës, Hersonit, Mikolajivit, Kievit, Sumit, Zhitomirit dhe Çerkasit, u tha në njoftim.
Sipas ushtrisë ukrainase, tre dronë “u zhdukën, pasi kaluan kufirin rumun”.
Rumania, shtet anëtar i NATO-s, përmes një njoftimi tha se janë lëshuar mesazhe telefonike në qarkun Tulkea, që gjendet në kufi me Ukrainën, për të paralajmëruar publikun për rrezikun nga rrëzimi i mbetjeve të dronëve.
Kjo është hera e dytë që Rumania lëshon një paralajmërim të tillë në ditët e fundit./rel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...