Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 24 nga 52 dronët që Rusia lëshoi gjatë sulmeve të kryera natën, thanë Forcat Ajrore ukrainase.
Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Ukraina përdorë pajisje elektronike, grupe mobile, por edhe avionë për të zmbrapsur sulmet e shpeshta me dronë dhe raketa që kryen Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Alarmet për sulme ajrore u lëshuan gjatë natës në disa rajone ukrainase, përfshirë në kryeqytet, Kiev. Autoritetet thanë se të gjithë dronët që u nisën drejt kryeqytetit ukrainas janë rrëzuar.
Mbrojtja ajrore ukrainase thanë se kanë rrëzuar dronë edhe mbi rajonet e Potlavës, Çerkasit, Kirovoradit, Çernihivit, Sumit dhe Mikolajivit.
Zyrtarët rajonalë në Çerkasi thanë se copëzat e dronëve të rrëzuar kanë dëmtuar disa shtëpi private.
Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia po ashtu ka lëshuar pesë raketa, por nuk dha më shumë detaje për këto sulme raketore./rel
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...