Ukraina ka thënë se marina e saj e ka goditur edhe një anije të flotës ruse në Detin e Zi.
Marina ukrainase e goditi anijen e shpëtimit Kommuna në qytetin e madh të Krimesë së okupuar, Sevastopol, tha zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, më 21 prill.
“Shkalla e dëmeve është duke u verifikuar”, tha Pletenchuk në Facebook.
Ndërkohë, Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në gadishullin ukrainas që Moska e uzurpoi më 2014, tha se është zmbrapsur një sulm “raketor” ndaj një luftanijeje ruse.
“Rënia e copëzave shkaktoi zjarr të vogël, i cili u shua shpejt”, tha Razvozhayev në Telegram.
Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 2022, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.
Shumica e anijeve të marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur në Novorusia.
Ukraina e sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese, dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të marinës së Rusisë./Radio Evropa e Lirë/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...