Ushtria e Ukrainës tha të martën se i ka shkatërruar nëntë helikopterë gjatë bombardimit të fushave ajrore pranë qyteteve të uzurpuara nga Rusia, Luhansk dhe Berdiansk.
Një qitës kundërajror, teknologji e veçantë dhe arsenal i tërë u shkatërruan, po ashtu, sipas Ushtrisë së Ukrainës.
Si pasojë e sulmeve u dëmtuan edhe pistat e fushave ajrore. Pala ruse nuk i ka komentuar këto sulme.
Shpërthimet në depot e municioneve vazhduan për disa orë dhe dhjetëra ushtarë rusë raportohet të jenë vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve ukrainas.
Fushat ajrore ndodhen rreth 90 kilometra larg vijës së frontit.
Blogerët e Ushtrisë së Rusisë i kanë përshkruar këto sulme si më të rëndat ndaj bazave ajrore të Rusisë qëkur nisi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska gati 20 muaj më parë.
Më herët gjatë ditës së martë, mediat lokale në Berdiansk raportuan se mbrojtja kundërajrore ishte përdorur, por pa komentuar për dëme apo viktima të mundshme./rel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...