Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) ka thënë të enjten se dronët ukrainas e sulmuan dhe e fundosën një luftanije ruse në Detin e Zi, në afërsi të Krimesë gjatë natës.
GUR tha në rrjetin social Telegram se luftanija ruse po patrullonte në afërsi të liqenit Donzulav në pjesën perëndimore të Gadishullit të Krimesë kur disa dronë e goditën atë.
Një video e postuar në rrjetin social duket se shfaq luftanijen duke u goditur dhe pastaj duke filluar të fundoset.
Pretendimet e GUR nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar.
Ukraina është duke kryer sulme të dëmshme në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi jashtëligjshëm nga Ukraina në vitin 2014.
Më herët gjatë ditës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.
“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus”, tha ministria përmes një deklarate.
“Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, u shtua në njoftim.
Edhe katër dronë të tjerë u rrëzua më vonë në rajonin e Belgorodit dhe dy të tjerë në rajonin e Voronezhit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Në muajt e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin e Rusisë, kryesisht duke shënjestruar rajonet kufitare, por edhe kryeqytetin rus, Moskën, dhe qytetin verior të Shën Petersburgut.
Sulmi më vdekjeprurës me dronë ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2023 në qytetin rus të Belgorodit, kur u vranë 25 persona, u plagosën afër 100 të tjerë dhe qindra të tjerë u evakuuan./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...